idhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria për ta bërë veten të duket mirë po e krahason rritjen ekonomike me vitin kur vendi ishte mbyllur për shkak të pandemisë.
“Natyrshëm, çdo vit krahasuar me mbylljen totale e kolapsin ekonomik del rritje. Sepse gjatë mbylljes totale e krizës historike – siç ishte ajo e pandemisë – kishte rënie të thellë e të paprecedentë ekonomike”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo parti.
Tutje në këtë komunikatë theksohet se në trendin aktual Kosovës i duhen 40 vjet për ta arritur Kroacinë.
“Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare ekonomike ishte 4.7%. Kjo Qeveri, nuk po arrinë të mbërrijë as mesataren e 10 viteve të fundit. Me këtë trend, Kosovës do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Arsyeja për një rritje jo të mjaftueshme ekonomike është mungesa e investimeve kapitale. Kujtojmë se në 3 vitet e fundit, investimet qendrore janë – si asnjëherë më parë – vetëm 11%. Gjersa, Qeveria në këto tre vite ka ndarë 811 milionë euro para si ndihmë”, ka shtuar LDK.