Filloi puna në ndërtimin e rrugës lidhëse Turuqicë-Herticë
Para pak ditësh ka filluar puna në teren për asfaltimin e rrugës lidhëse Turuqicë-Herticë, ku sot kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorët Leutrim Krasniqi dhe Alban Zeka ishin në terren për të parë nga afër dinamikën e punës që po zhvillohet.
Ky projekt është në vazhdën e projeteve të përbashkëta që po realizohet nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.
Vlera totale e projektit për ndërtimin e rrugës lidhëse Turuqicë-Herticë është 734 mijë euro, kurse gjatësia e rrugës është mbi 2.3 km dhe gjerësi 5.5 metër.