Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ëhstë rrahur sot nga disa persona të panjohur në fshatin Bajgorë “Parku i erës”. Ai ka pësuar lëndime të në sy dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Burime të gazetës online Reporteri.net në Policinë e Kosovës në Mitrovicë bëjnë me dije se zyrtari policor gjatë incidenti nuk ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
Ngjarja sipas këtij burimi ka ndodhur sot (e enjte) në mesditë.
Siç mëson Reporteri.net, ai shërben në zonën kufitare në Kërpimeh.
Policia është në kërkim të të dyshuarve, ndonëse ende nuk dihen motivet e ngjarjes./Reporteri.net