Një burrë nga Suhareka ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur para dhe ari në shtëpinë e tij.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Suharekë 24.04.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari ne vlere te konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, njofton policia./Arbresh.info/