Ka filluar së zbatuari projekti elektronik për Sistemin e Menaxhimit të Radhës i cili ka krijuar rend, rregull dhe lehtësim të mbarëvajtjes së punës. Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Me këtë rast sot në vizitë ishte drejtoresha e Shëndetësisë, Adelina Stublla e cila pa nga afër funksionimin e pajisjes së Sistemit të Menaxhimit të Radhës, ku edhe u nda e kënaqur që tash e tutje pritjeve dhe radhëve të gjata për marrjen e shërbimeve mjekësore po ju vjen fundi.
Drejtoresha Stublla u zotua për punë dhe angazhim në efikasitetin e shërbimeve ndaj pacientëve llapjanë.