Në fshatin Orllan po zhvillohet edicioni i III-të i “PoDuArtColony” organizatorja e kolonisë është Dije Bllaca, e cila nesër pikturat e punuara nga piktorët e kolonisë do t’i shfaq në ekspozitën e saj në Galerinë e Arteve në Podujevë.
Në këtë koloni të artit po marrin pjesë 19 piktorë nga treva të ndryshme, ata i vizitoi sot drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Humolli-Jashanica e shoqëruar edhe nga drejtori i Urbanizmit, Leutrim Krasniqi.
Drejtoresha Humolli i përgëzoj piktorët për punën e realizuar, si dhe i siguroj se mbështetja institucionale për aktivitete të tilla nuk do të mungojë.