https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku pas letrës së Gjermanisë, Francës e Italisë: Një dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar e një dëm historik

E krahasoi me Vali Carleonen, Kurti i përgjigjet Abdixhikut

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas letrës së Gjermanisë, Francës e Italisë, drejtuar Kurtit, e ku u bë e qartë se “manovrat” e fundit të Qeverisë së Kosovës, për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës s’mjaftojnë.

Abdixhiku, ka thënë se partnerët ndërkombëtarë nuk janë militanëtë partiakë që mund t’i mashtrosh. Por, sipas tij popullistët si Kurti të turpërojnë, dështojnë e dëmtojnë.

“Dështim spektalular, turpërim ndërkombëtar” e “dëm historik”, e ka quajtur Abdixhiku përpjekjen e pasuksesshme të Kosovës për KiE.

“LDK-ja nuk ka bërë dhe as nuk bën politikë elektorale me marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. E kuptojmë peshën e vërtetë të shtetësisë. LDK-ja qëndron e palëkundur në këtë rrugëtim, prandaj me kohë ka propozuar autorësinë e Republikës ndaj detyrimeve ndërkombëtare, si parakusht i evitimit të dështimeve historike e dëmeve pas dështimeve – ku dhe jemi sot.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

NJË DËSHTIM SPEKTAKULAR!

NJË TURPËRIM NDËRKOMBËTAR!

NJË DËM HISTORIK!

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pasi gabuan adresën e pranuesve të letrës – merreni me mend – pasi ndryshuan në finish gjithë strategjinë dialoguse, zhbënë të gjitha qëndrimet dhe me të humbën të gjitha argumentet e mosveprimit me kohë; pasi e konsideruan diplomacinë si një kafe militantësh ku shiten gjepurat e tyre populiste, Republika e Kosovës mbeti e humbur, e turpëruar dhe sërish e kushtëzuar rëndë.

ADVERTISEMENT

Letra e tre aleatëve të pavarësisë dhe rrugëtimit tonë shtetar, nuk ekspozon thejsht një Kryeministër populist që manipulon me ndjenjat nacionale në dëm të interesave shtetare. Ajo e ekspozon Kosovën si një shtet që nuk di të jetë serioz në arenën ndërkombëtare.

Partnerët e Kosovës nuk janë militantë partiakë që kur Kryeministri i viziton u jep pasqyrën e shtetit të falimentuar si sukses qeveritar. Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës nuk është platformë zgjedhore mbi të cilën merren votat.

Populistët këtë peshë përfaqësimi nuk e kuptojnë dot. Prandaj dhe të turpërojnë, të dështojnë dhe të dëmtojnë.

LDK-ja nuk ka bërë dhe as nuk bën politikë elektorale me marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. E kuptojmë peshën e vërtetë të shtetësisë. LDK-ja qëndron e palëkundur në këtë rrugëtim, prandaj me kohë ka propozuar autorësinë e Republikës ndaj detyrimeve ndërkombëtare, si parakusht i evitimit të dështimeve historike e dëmeve pas dështimeve – ku dhe jemi sot.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në relacionet e tilla, ka një kohë kur duhet përballur me argumente politike dhe ka një kohë kur duhet qëndruar në ballë të angazhimeve ndërkombëtare. Këtu dallojnë prijësit prej populistëve, patriotët prej mashtruesve.

Shteti i Kosovës dhe qytetarët tanë nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë e që rrënon reputacionin e shtetit të Kosovës kaq keq. Duke i trajtuar partnerët si militantë, diplomacinë si kafehane e Kosovën si fushë mbjellje e korrjeje të votave momentale në dëm të prodhimeve të duhura ndërkombëtare, ne po shndërrohemi në një vend të zymtë dhe pa perspektivë.

Heqja dorë nga rrugëtimi euroatlantik është tragjedi. Dhe këtë heqje dore duhet ta parandalojmë si popull, si shtet si gjeneratë e ardhmja e së cilës po merret peng nga një njeri.

Prandaj populistët duhet të përballen me dështimet e tyre kapitale, me humbjen e madhe kombëtare!

Dorëheqja, më pas shpërndarja, në fund zgjedhjet dhe fitorja e politikës normale.

 

Poste të ngjashme

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40

Një incident është shënuar dje në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku katër persona janë arrestuar pas kërcënimeve dhe ofendimeve të...

Osmani takohet me Abdixhikun, flasin për zhvillimet e fundit

Osmani takohet me Abdixhikun, flasin për zhvillimet e fundit

04/11/2025, 17:17

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani. Zëdhënësi i LDK-së, Besian...

Mefail Bajqinovci për QUINT-in: Luan me Kosovën, pulë me Serbinë

Bajqinovci: Tash e kuptojmë a e ka opozita për shtet apo për pushtet

04/11/2025, 16:36

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të sotëm të partisë për të mandatuar Glauk Konjufcën për pozitën...

I pari i LDK-së hedh votën e tij

Abdixhiku reagon ndaj VV-së: Shfaqje teatrale, pa numra – presidentja duhet ta respektojë vullnetin e shumicës shqiptare

04/11/2025, 12:38

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas mbledhjes së VV-së ku pritet të caktohet emri tjetër për mandatar. Abdixhiku...

Vetura përfshihet nga flakët në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Vetura përfshihet nga flakët në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

04/11/2025, 11:18

Një veturë është përfshirë nga flakët në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, mëngjesin e së martës. Në pamjet nga vendngjarja shihet se si...

Lajmi i fundit

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40
Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40
Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35
Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv