Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Oslo, do të përballet me Norvegjinë, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Norvegjezët dhe Dardanët do të ballafaqohen në një ndeshje miqësore, sfidë kjo që pritet të sjellë ndeshje interesante.
Kombëtarja e Kosovës, mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me Norvegjinë.
Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dinjitoze në duel me Norvegjinë e Erling Haaland-it.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda e ka bërë të qartë së në duel me norvegjezët kërkon fitore.
Ja formacioni zyrtar:








