Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka tri vite e pak muaj që udhëheq me këtë dikaster. Përtej politikave, dorën në zemër me pak suksese, Gërvalla njihet më shumë për gabimet e shpeshta gjatë kohës sa është kryediplomate e Kosovës, përfshirë ngatërrimin e flamujve dhe një letër në adresë të gabuar.
Së fundmi duke shkruar në gjuhën angleze në “X”, Gërvalla ia ngatërroi emrin Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar, që ndërroi jetë dy ditë më parë. Nga Ismail, Gërvalla e ndryshoi emrin e Kadaresë në Ismael.

Pas raportimit të mediave për këtë gabim, Gërvalla e fshiu postimin e parë, duke e botuar sërish shkrimin e njëjtë, por me emrin e shkrimtarit të shkruar në mënyrë duhur
Pas raportimit të mediave për këtë gabim, Gërvalla e fshiu postimin e parë, duke e botuar sërish shkrimin e njëjtë, por me emrin e shkrimtarit të shkruar në mënyrë duhur
Ndërsa Gërvalla e bëri një gabim të ngjashëm edhe një herë tjetër. Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga vetë Gërvalla, ishte ngatërruar flamuri i Andorës me atë të Moldavisë.
Letra në adresë të gabuar?
Në një gjuhë kadereane, Gërvalla e dërgoi një letër në adresë të gabuar. Së paku kështu pretendoi opozite në ditët kur diskutohej shumë për letrën e Gërvallës në adresë të presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, në të cilin zotohej për hartimin e një drafti të ri të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kjo letër kundërshtohej për disa arsye, pasi ajo përmbante gabime në përmbajtje dhe në formë. Përveç që ishte gabuar emri i ministrisë dhe shtetit, siç shkruante Nacionale, pretendohej se është gabuar edhe adresa ku është drejtuar letra.
Për më shumë në krye të letrës, nën stemën e Republikës së Kosovës, në vend se të shkruhej “Ministry of Foreign Affairs and Diaspora”, është shkruar “Ministry of Foreing Affairs and Diaspora”. Pra, gabimi është te mbiemri “Foreign” (I jashtëm/e jashtme). Në të njëjtën letër, emri i Kosovës ishte i shkruar në dy forma në gjuhën angleze – Kosovo dhe Kosova.
Krejt këtë letër, Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, e kishte vlerësuar se Gërvalla e ka gabua adresën.
“Letër e çuditshme nga kuptimi përmbajtjësor dhe procedural. Kjo letër dërgohet pasi Kosova ka mbetur jashtë diskutimit të Komitetit të Ministrave. Problemi i dytë është që kjo letër i drejtohet personit të gabuar. Asambleja Parlamentare e ka kry punën e vet, nuk ke pse t’i thuash atij për Asociacionin. Një përgjigje natyrale e kryetarit të Asamblesë Parlamentare do të ishte ‘pse ma ke dërgu një letër mu’, kur kjo është jashtë fushës së Asamblesë Parlamentare”– kishte thënë Gashi./Demokracia.com







