Dje gjatë ditës, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me Zëvendësministrin Hysen Durmishi, si dhe drejtorët komunalë Leutrim Krasniqi dhe Bahri Selimi kanë përcjellur nga afër punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Këto ditë në magjistrale janë duke u asfaltuar disa segmente rrugore në njërin krah të rrugës, ku edhe Ministri Aliu para mediave deklaroi se angazhimi kryesor i MMPHI gjatë kësaj kohe është që të asfaltohet njëri shirit i rrugës, me qëllim të shmangies së kolonave tash para ardhjes së bashkatdhetarëve ku edhe shtohet fluksi i veturave në komunikacion.
Ministri Aliu gjatë bisedave me kompanitë punëkryese kërkoi azhuritet të punimeve dhe angazhim maksimal të tyre në përfundimin e këtij projekti tepër të rëndësishëm për qytetarët e Podujevës dhe më gjerë.