Kryeministri Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Humolli në fshatin Lupç të Poshtëm, në Podujevë.
I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ai i shprehu deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmir Humolli, familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Naman Humolli.







