https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Largohet edhe një i burgosur nga burgu: ShKK thërret konference për media

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur edhe për një person të ikur nga burgjet e Kosovës.

Sipas njoftimit nga ShKK-ja, nesër në ora 11:00 do të mbahet konferencë për media lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur.”

“Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja.” – thuhet në njoftim

Pak minuta më parë është raportuar në media në lidhje me një të burgosur që është larguar nga Burgu i Dubravës.

Sipas Gazetës Sinjali bëhet e ditur se i larguari është Ujkan Metaj.

Ndërsa, gjithashtu ka kaluar një javë që kur Faton Hajrizi është larguar nga Qendra e Burgimit në Smrekonicë.

Hajrizi është arratisur nëntë herë nga burgjet e Kosovës, së fundmi ai ka folur edhe për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ky i fundit kishte thënë se është çështje orësh kur ai arrestohet.

“E pyes Sveçlën, ke punu në furrë a si është puna se i kishe do orë të furrigjisë. Nuk mundesh me me kapë ti mu, kurrë s’mundesh me me kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët me kishin kap edhe me marrëveshje janë në Hagë atje, që ja kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes, ju njohim mirë kush jeni”, deklaron Hajrizi nga arratia.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Unë nuk e kapi askënd, janë institucionet që merren me ta”, ka deklaruar Sveçla.

“Nuk janë tre persona të arratisur, një është arratisur. Tjerët nuk janë paraqitur para drejtësisë kur është kërku prej tyre. Policia e kryen punën e vet. Nuk ka najfar telashe”, ka vijuar Sveçla.

Në lidhje me arratisjen e Hajrizit sot është deklaruar edhe drejtori i burgut në Smrekonicë, Avni Miftari.

Miftari në një intervistë për Tëvë1, ka hënë se Hajrizi nuk është arratisur, por sipas tij është larguar.

“Vetë natyra e punës apo e tipit apo llojit të institucionit korrektues lë të nënkuptoj sepse siguria në këtë institucion është siguri minimale ku falë tipit apo institucionit korrektues siç është tip i hapur kemi siguri të ulët ku lë të nënkuptoj si nga ana fizike apo materiale. Si nga ana e stafit korrektues sepse kemi një staf më të ulët sepse vet tipi i institucionit korrektues është i atij lloji ku nuk ka pengesa, nuk ka mure dhe për atë arsye nga ky tip mundet siç është rasti i fundit”, thotë ai.

“Sa i përket asaj që ju thatë nuk mund të themi arratisje por largim sepse tash ju vetëm sa patë zonat në të cilat secili i burgosur punon për vend-punime të ndryshme dhe një mundësi të tillë e kanë fare të lehtë dhe ndryshon nga qendrat korrektuese të tjera, sepse qendrat korrektuese të tjera Dubrava mundem me thanë brenda mureve mundet me qenë arratisje apo ikje mirëpo tek këtu është një largim i cili ka ndodhë kështu që nuk kemi diçka çfarë me shtu, ndërsa sa i përket të dënuarve të tjerë të cilët punojnë”, thotë ai.

 

Poste të ngjashme

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

18/04/2026, 16:31

Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar mëngjesin e së shtunës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku njëri prej...

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

18/04/2026, 16:08

Sot në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur...

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

18/04/2026, 15:42

Kryetarja e Kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në Dyz dhe mbajti fjalë rasti...

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u bë zbulimi i busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu....

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

18/04/2026, 14:16

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në fshatin Dyz të Podujevës dhe mbajti fjalë...

Lajmi i fundit

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

18/04/2026, 16:31
PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

18/04/2026, 16:08
Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

18/04/2026, 15:42
Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv