I arratisuri për të nëntën herë,Faton Hajrizi, është lidhur LIVE në emisionin Debat Plus, ku i ka vënë kusht shtetit për t’u kthyer nga arratia.
Hajrizi ka thënë se kërkon garanci që nëse kthehet nuk do ta maltretojnë dhe ta dërgojnë në qeli, shkruan Reporteri.net.
“Unë e du një garanci prej dikujna që nuk më maltretojnë, nuk më mbajnë nëpër qelia qysh më kanë arrest tjera herë e më kanë mbajtë nëpër qelia, më kanë rreh, më kanë maltretu”, ka thënë Hajrizi.
Nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë prej ku u arratis, Hajrizi tha se ka pasur “maltretimet më të mëdha”.
“Në Smrekonicë i kam pas maltretimet më të mëdhaja, provokimet më të mëdhaja, tana i kom pas. Kërkujt si kom ba kurgjë, edhe kërkujt si kom ba kurgjë në burg….Ata më kanë provokue ose me më çu në Dyz ose Dubravë “, ka thënë Hajrizi







