Me kënaqësi sot kam pritur në takim Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Daulina Osmani, me të cilen kemi diskutuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku edhe Podujeva do të jetë nikoqire për zhvillimin e disa garave sportive në kuadër të këtij kompeticioni.
Bashkëpunimi institucional është shumë i rëndësishëm për organizimin e Lojërave Mesdhetare, prandaj ne si institucione lokale do të jemi në dispozicion të plotë për të ofruar mbështetjen me kapacitetet tona lokale për zhvillimin e suksesshëm të lojërave olimpike në Komunën e Podujevës.







