Sindikata e Policisë së Kosovës ka publikuar emrat dhe fotografitë e të gjithë pjesëtarëve të policisë së Kosovës të cilët kanë humbur jetën derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, qw nga themelimi i Policisë në shtator 1999.
Janë 23 pjesëtarë të cilët vdiqën duke e ruajtur rendin në Kosovë e të cilët sot kujtohen me nderim.
“Sot, në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë. Këta heronj janë simbol i kurajos dhe përkushtimit, dhe trashëgimia e tyre do të jetojë përjetësisht në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e sindikatës.