https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lajmi i Fundit: Lajçaku nesër viziton Kosovën

Lajmi i Fundit: Lajçaku nesër viziton Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të premten, më 6 shtator pritet të vizitojë Kosovën, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj në Bruksel.

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe, sipas burimeve, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përsëritur thirrjet ndaj autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar, që sipas bllokut mund të rrisin tensionet në veri të vendit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Gjermania kanë kritikuar Kosovën për, siç kanë thënë, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, në veriun e banuar me shumicë serbe. Këto kritika janë bërë pasi më 30 gusht, Kosova mbylli pesë institucione që funksiononin sipas sistemit serb.

Stano ka folur edhe për ftesën për intervistim të politikanëve serbë nga institucionet e Kosovës, të cilët kanë udhëhequr strukturat paralele serbe, që u mbyllën nga Kosova.

Ata po dyshohet për “falsifikim dokumentesh”. Por, partia Lista Serbe e ka cilësuar ftesën për intervistim si “përndjekje politike” të serbëve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës dhe përcjellim qartë mesazhet tona. Nuk kemi çfarë t’i shtojmë asaj që kemi thënë më herët. Situata është mjaft e ndjeshme dhe mesazhi është që të evitohen hapat që mund të nxisin tensionet. Shpresojmë të zgjidhim këto çështje aty ku duhet. Vendi është në procesin e dialogut”, tha Stano.

Më 30 gusht, autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.

Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

ADVERTISEMENT

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.

Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale.

Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.

 

Poste të ngjashme

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

09/10/2026, 11:11

Valmira Stublla ka ndërruar jetë më 8 tetor, në moshën vetëm 27-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët dhe të...

Diplomati Agron Maloku paditë për shpifje Donika Gërvallën

Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla njofton datat e aplikimit dhe mbajtjes së provimit

09/10/2026, 10:28

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nga sot, 9 tetor, është hapur afati i ri për aplikim për...

Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

09/10/2026, 10:21

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dekoruar pjesëtarët e ekipit të FSK-së që fituan...

Të shtëna me armë në Gjermani, vriten dy zyrtarë – arrestohet i dyshuarit

Të shtëna me armë në Gjermani, vriten dy zyrtarë – arrestohet i dyshuarit

09/10/2026, 7:53

  Policia gjermane ka arrestuar një burrë rreth të 60-ave, i cili dyshohet se vrau dy zyrtarë të qarkut gjatë...

“E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura”

“E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura”

09/10/2026, 7:43

Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndonëse vazhdon të ketë dyshime nëse ai mund të...

Lajmi i fundit

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Valmira Stublla, familja kërkonte ndihmë për transplantimin e veshkës

09/10/2026, 11:11
Diplomati Agron Maloku paditë për shpifje Donika Gërvallën

Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla njofton datat e aplikimit dhe mbajtjes së provimit

09/10/2026, 10:28
Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

09/10/2026, 10:21
Të shtëna me armë në Gjermani, vriten dy zyrtarë – arrestohet i dyshuarit

Të shtëna me armë në Gjermani, vriten dy zyrtarë – arrestohet i dyshuarit

09/10/2026, 7:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv