Sot, Kryetari i Komunës, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, mirëpritën nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Ibrahim Rugova” në kuadër të aktivitetit edukativ “Letër drejtuar Kryetarit”. Nxënësit patën mundësinë të ndajnë idetë dhe mendimet e tyre, të bëjnë pyetje, dhe të diskutojnë tema që i preokupojnë ata.
Gjatë këtij takimi, Kryetari iu përgjigj me kënaqësi çdo pyetjeje të nxënësve dhe i informoi ata mbi projektet e rëndësishme që janë duke u planifikuar për përmirësimin e kushteve në shkollën e tyre. Kryetari theksoi se këto takime janë të vlefshme për të identifikuar nevojat dhe për të udhëhequr projekte që mbështesin përparimin e nxënësve dhe cilësinë e mësimnxënies.
Ky aktivitet është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit mes institucioneve dhe brezit të ri, duke ofruar një platformë për fëmijët që të ndihen të dëgjuar dhe të angazhuar në zhvillimin e komunitetit të tyre.
Postim i plot:
Sot, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e klasëve të IV-ta të shkollës “Ibrahim Rugova” në kuadër të aktivitetit “Letër drejtuar Kryetarit”. Gjatë këtij takimi, nxënësit patën mundësinë të ndajnë idetë e tyre, të bëjnë pyetje dhe të diskutojmë mbi tema të ndryshme që atyre ju interesojnë.
Me kënaqësi iu përgjigja çdo pyetjeje dhe u përfshiva në bisedë me ta, duke i informuar gjithashtu për punën dhe përgjegjësitë e mia, si dhe për projektet e rëndësishme që pritet të realizohen në shkollën e tyre.
Këto takime janë gjithmonë të vlefshme, sepse na ndihmojnë të identifikojmë dhe orientojmë projekte që përmirësojnë kushtet e mësimnxënies dhe mbështesin përparimin e nxënësve.