Një konflikt verbal eskaloi në tentim vrasje, të dielën në mbrëmje, në fshatin Isniq të Deçanit. Si pasojë e të shtënave me armë, një person mbeti i plagosur, ndërsa dy të dyshuar u arrestuan, raporton Gazeta Sinjali.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, njё person ka qenё i lënduar nga arma e zjarrit, i cili ёstё dёrguar nё Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekёsor, gjithashtu ne vendngjarjes ёshtё arresuar njёri nga tё dyshuarit, ndёrsa i dyshuari tjetёr i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs, aty nga Hetuesit ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) Armё Pistoletё
Njё (1) gёzhojё
Hetuesit nё koordimin me Prokurorin e shtetit, kanё bёrё kontroll/bastisjen e shtёpisё dhe
objekteve pёrcjellёse te pёrsonit tё dyshuar, aty i njëjti ёshtё arrestuar.
Pas intervistimit nga Hetuesit i dyshuari (i mitur) me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar
nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё lёshuar ne procedurё te rregullt.”







