Takim Pune me Strukturat e Degës në Podujevë: Llapi në Krye të Ringritjes së Madhe të LDK-së
Në Selinë Qendrore, u zhvillua një takim pune me strukturat e degës sonë në Podujevë, ku u diskutua momentumi i mirë politik që po përjeton Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ky momentum po shoqërohet me një entuziazëm të brendshëm dhe me një mobilizim të fuqishëm të strukturave partiake.
Kryetari i degës në Podujevë, Ekrem Hyseni, shprehu besimin e plotë në rolin kyç të Llapit në këtë proces, duke theksuar se Llapi do të prijë ringritjes së madhe të partisë. Me përkushtimin dhe angazhimin e përbashkët, LDK-ja po përgatitet për një rrugë të re drejt suksesit. #rrugenebejmebashke







