Shpejtim Bulliqi kryetar i Podujeves: Kemi duruar që 20 vjet, durojmë edhe pak muaj – Brenda këtij viti shtrohet me asfalt rruga Podujevë-Prishtinë
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për FrontOnline, ka folur për punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë dhe kohën se kur mund të përfundojnë ato.
‘’A je dalë hiç me vizitu rrugën? Edhe unë sot në mëngjes kalova, mirë është kah shkon puna, me intensitet të mirë po ecin punët’’tha ai.
Bulliqi, thotë se kanë duruar që 20 vite për asfaltimin e asaj rruge dhe duhet duruar edhe pak, përkundër se ai ishte në pushtet edhe kur partitë tjera udhëhiqnin me Podujevën e po ashtu edhe me qeverinë qendrore.
‘’Paj nuk di se nuk se nuk është projekt i imi, është projekt i Ministrisë. Ne problem e kemi pasur që 20 vjet, kemi duruar që 20 vjet, durojmë edhe disa muaj sepse po kryet rruga kysmet’’ thotë ai.
Kreu i Podujevës, shprehet optimist se deri në fund të këtij viti do të asfaltohet e tërë rruga, derisa disa punë tjera edhe mund të mbesin për vitin tjetër.