Të premten, më 25 tetor 2024, në Galerinë e Arteve në Podujevë, do të mbahet Manifestimi Letrar “Adem Demaçi”, një aktivitet kulturor që nderon jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ky manifestim organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, me mbështetje nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Podujevës.
Ky event do të sjellë bashkë shkrimtarë dhe poetë të njohur për të diskutuar dhe për të interpretuar vepra letrare që frymëzohen nga figura e Adem Demaçit.