NPL “Eko-Llapi” Sh.A. kryen punime në oborrin e Stacionit Policor në Podujevë
NPL “Eko-Llapi” Sh.A. ka realizuar me sukses një aksion të rëndësishëm të mirëmbajtjes së hapësirave publike, duke fituar besimin dhe respektin e institucioneve komunale dhe atyre të sigurisë. Në kuadër të këtij aksioni, njësia e mirëmbajtjes ka kryer krasitjen dhe largimin e shkurreve dhe barojave nga oborri i Stacionit Policor në Podujevë, duke i dhënë një pamje të re këtij ambienti.
Drejtoria e NPL “Eko-Llapi” ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe asistencën profesionale gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve operative. Ky bashkëpunim i ngushtë mes dy institucioneve tregon përkushtimin e përbashkët për krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të sigurt për qytetarët e Podujevës.