https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Opozita uron Trumpin për fitoren në zgjedhjet amerikane

Opozita uron Trumpin për fitoren në zgjedhjet amerikane
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar Donald Trump, për zgjedhjet e fituara në Amerikë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai tha se lidhja mes Kosovës dhe SHBA-së shkon përtej politikës.

“Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. Roli i SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë. Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë”, ka thënë Krasniqi.

Urimi ka ardhur edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai ka shkruar të mërkurën në Facebook se rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Lidhjen me SHBA-në, Abdixhiku e cilësoi të bekuar dhe të pazëvendësueshme.

ADVERTISEMENT

“Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes! Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane! Rikthimi i Kosovës në agjendën e Ëashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!”, ka shkruar deputeti opozitar i LDK-së.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin amerikan pas një procesi zgjedhor që, sipas tij, pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të SHBA-së.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka uruar gjithashtu Presidentin Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes së Presidentit Trump për Kosovën dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar se nën drejtimin e tij, u krijua Ushtria e Kosovës, një moment historik për vendin.

Ai është i bindur se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati më i fortë dhe i palëkundur i Kosovës.

“Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij. Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij,” tha Haradinaj, duke shtuar se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve dhe në konsolidimin e shtetësisë.

Haradinaj theksoi se mbështetja e SHBA-së është kyçe për vazhdimin e rrugëtimit të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, dhe se kjo mbështetje do të mbetet një faktor i rëndësishëm për përpjekjet e Kosovës për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme si pjesë e familjes euroatlantike.

“Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe synimi ynë afatshkurtër për anëtarësimin në NATO mbetet një prioritet, dhe mbështetja e SHBA-së është kyçe për realizimin e këtij objektivi,” përfundoi Haradinaj.

Poste të ngjashme

Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë!

Musliu e ashpër ndaj VV-së: Nuk nijnë për ambasada, sallën e kanë braktisë në rastin e Jahjagës

29/04/2026, 13:09

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar pretendimet e mbështetjes së kandidates për presidente Feride Rushiti nga ambasada...

“Kosovës nuk i duhen më armiq të jashtëm, mjaftojnë gabimet e politikanëve”, Pacolli shkruan pas zhvillimeve të fundit

“Kosovës nuk i duhen më armiq të jashtëm, mjaftojnë gabimet e politikanëve”, Pacolli shkruan pas zhvillimeve të fundit

29/04/2026, 13:08

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit, dhe shkuarjes me automatizëm në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas...

U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

Haxhiu në pritje të Radoniqit në Presidencë, pas pak nis takimi

29/04/2026, 13:06

Ende nuk ka nisur takimi mes ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Kështu...

Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë!

Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë!

29/04/2026, 13:05

Ish-deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka folur në emisionin Kosova Today rreth dështimit të zgjedhjes së presidentit, ku ka pasur...

Dy të lënduar nga përplasja mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Dy të lënduar nga përplasja mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

29/04/2026, 13:03

Një aksident është regjistruar të mërkurën rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, ku janë përfshirë dy kamionë. Zëdhënësi i...

Lajmi i fundit

Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë!

Musliu e ashpër ndaj VV-së: Nuk nijnë për ambasada, sallën e kanë braktisë në rastin e Jahjagës

29/04/2026, 13:09
“Kosovës nuk i duhen më armiq të jashtëm, mjaftojnë gabimet e politikanëve”, Pacolli shkruan pas zhvillimeve të fundit

“Kosovës nuk i duhen më armiq të jashtëm, mjaftojnë gabimet e politikanëve”, Pacolli shkruan pas zhvillimeve të fundit

29/04/2026, 13:08
U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

Haxhiu në pritje të Radoniqit në Presidencë, pas pak nis takimi

29/04/2026, 13:06
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë!

Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në diktaturë!

29/04/2026, 13:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv