https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti dhe Gërvalla takojnë mërgatën në Norvegji, bëjnë thirrje të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

Kurti dhe Gërvalla takojnë mërgatën në Norvegji, bëjnë thirrje të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë mbajtur një takim me mërgatën në Oslo të Norvegjisë.

Ky takim i Kurtit dhe Gërvallës me mërgatën vjen në një kohë kur opozita po e akuzon Qeverinë se po i përdorë ambasadat dhe burimet e shtetit për fushatë elektorale.

Siç njofton zyra e kryeministrit, adresimin e tij, Kurti e filloi me falënderimin nga zemra për të gjithë të pranishmit që kishin gjetur kohë që t’i përgjigjen ftesës për këtë takim.

“Ai u shpreh i lumtur që mërgata jonë në Norvegji janë integruar dhe gjithnjë dhe më shumë ka ndërmarrës, studentë e profesorëve shqiptarë. Këshilli Shqiptar në Norvegji përfshin 22 shoqata të shqiptarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe ka një anëtarësi prej 20 mijë veta”, thuhet në njoftim.

Kryeministri theksoi që Norvegjia është një vend partner dhe mike e Kosovës cila ka mbështetur Kosovën në vazhdimësi, dhe me të cilën marrëdhëniet sa vijnë e shtohen.

Së fundmi është arritur marrëveshja për Tregti të Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Norvegjia, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime më të mëdha dhe bashkëpunim më të madh ekonomik e tregtar, të cilat veçse kanë një trend pozitiv viteve të fundit.

“Duke përmendur shembuj dhe histori të suksesit të investimeve të mërgatës sonë, dhe mundësitë që Kosova ofron bashkë me mbështetjen që Qeveria jep përmes Dritares së Investimeve të Diasporës, kryeministri u bëri thirrje që të vazhdojnë të investojnë në vendin tonë dhe të hulumtojnë mënyra e mundësi sesi mund të ushtrojnë profesionet e tyre edhe në Kosovë”, potencohet aty.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Gërvalla, në adresimin e saj u bëri thirrje bashkatdhetarëve në Norvegji të regjistrohen në kuadër të procesit të regjistrimit online të popullsisë që po vazhdon për diasporën deri në fund të vitit, duke theksuar rëndësinë e të dhënave nga regjistrimi në planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve për ta nga ana e institucioneve kosovare.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ajo po ashtu u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë që të regjistrohen për votim për mërgata në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës që në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë mund ta bëjnë fizikisht apo përmes postës në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gërvalla falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe për kontributin ndër vite dhe që vazhdon.

Në këtë organizim të Ambasadës së Kosovës në Norvegji i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Bëhet me dije se Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren Gërvalla nesër do të jenë në Frankfurt të Gjermanisë ku po ashtu do të kenë një bashkëbisedim me bashkatdhetarë.

Aty thuhet se këto bashkëbisedime janë në shërbim të thirrjeve të institucioneve të vendit për regjistrim sa më të madh të diasporës në procesin online në kuadër të regjistrimit të popullsisë dhe për regjistrim për votim jashtë vendit, dhe në të njëjtën kohë edhe mundësi për të diskutuar rreth zhvillimeve në vend dhe ofertën e vendit për investimeve.

Poste të ngjashme

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46

Vetë para pak castesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë. Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur...

E rëndë, momenti kur u vra Liridona, dëgjohen edhe bërtimat e fëmijëve(Pamje)

E rëndë, momenti kur u vra Liridona, dëgjohen edhe bërtimat e fëmijëve(Pamje)

22/12/2025, 11:07

Prokuroria ka vazhduar sot elaborimin e provave materiale në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke paraqitur detaje të reja...

Lajmi i fundit

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv