Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Marrëveshja e 27 shkurtit 2023 në Bruksel e pasur më 17 mars në Ohër është marrëveshje e keqe, me katër nene të saj ka probleme serioze. Mbi të gjitha draft-statuti evropian që quhet në terma, meqë nuk është miratuar nga kjo qeveriu është dokumente të cilin LDK-ja nuk e kalon. Nuk e thashë or marrëveshjen, na po flasim për draft-statutin.”, tha Haziri në Klan Kosova.
Sipas tij ky draft është në zyrat e kryeministrit Kurti dhe nuk është proceduar në Gjykatë Kushtetuese, transmeton Reporteri.net.