https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Intervistimet e ministrave nga Prokuroria, Krasniqi: Pres të shkojnë edhe të tjerë, Kurti qëndron prapa tyre

Intervistimet e ministrave nga Prokuroria, Krasniqi: Pres të shkojnë edhe të tjerë, Kurti qëndron prapa tyre
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se intervistimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli nga ana e Prokurorisë Speciale nuk do të jetë i fundit, pasi sipas saj intervistim do të ketë edhe për ministra tjerë të kabinetit qeveritar.

Krasniqi ka deklaruar se ministrat është dashur të deklarohen për intervistim nga organi i ndjekjes. Arsyet sipas saj kanë të bëjnë me afera korruptive

Unë pres që të shkojnë edhe shumë të tjerë duke pasur parasysh që janë të lidhur me afera korruptive si me energji, rezerva shtetërore, kjo besoj që gjatë këtyre ditëve ka me pasur edhe të tjerë, nuk është fundit tek ministrja Rizvanolli. Është dashur të deklarohet sepse janë përfaqësues të popullit përfaqësojnë popullin dhe është dashur të deklarojnë sepse për çfarë arsye ka qenë, mirëpo arsyet dihet i dinë aferat korruptive se çfarë kanë ndodhur me ambalazhuesit e ujit, me rezervat shtetërore e energjinë elektrike”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar se kjo Qeveri ka dështuar menjëherë pas marrjes së mandatit, sipas saj, gjithçka nga qeverisja e Kurtit ka qenë dështim.

Kjo Qeveri ka dështuar menjëherë pas gjashtë muajve kur kemi pasur zgjedhjet lokale, sepse nga partia e parë kanë dalë si partia e tretë, zgjedhjet lokale nuk kanë fituar shumë komuna dhe dita e ditës janë duke rënë edhe më shumë. Duke pasur parasysh që për katër vite nuk kanë prezantuar asnjë projekt përveç një rrugës në Dragash që e kanë bërë 6 km, e disa ura që e kanë jap disa kohë me përfunduar. Janë bërë gati më shumë se 12 muaj që kemi pritur që të përfundohet një urë 38 metra, gjithçka është dështim”, shtoi ajo.

Deputetja e LDK-së ka ritheksuar se qytetarët janë vetëdijesuar se tash e katër vite Qeveria ka qenë e mbuluar me korrupsion.

Madje shtoi se në prag të zgjedhjeve Parlamentare, LVV-ja po shfrytëzon ambasadat për të bërë fushatë në diasporë.

“Korrupsioni nuk mbulohet sepse qytetarët po e dinë se çka kanë bërë tash e katër vite, tani janë duke i shfrytëzuar ambasadat e Republikës së Kosovës, në vend që me i shfrytëzuar për të lobuar për Kosovën. Ata po i shfrytëzojnë i kanë bërë sikur zyre të partive të veta edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Lista Guxo, për të bërë fushatë në diasporë”, ritheksoi ajo.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ajo ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të gjithë “rrugët e mbyllura” të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Pikërisht ai qëndron prapa tyre, sepse në Lëvizjen Vetëvendosje asgjë nuk bëhet pa thënë Albin Kurti, Qytetarët tashmë e dinë se çka ka bërë kjo qeverisje tash e katër vite, nëse qytetarët duan të dalin nga kjo rrugë e mbyllur ku na ka futur Lëvizja Vetëvendosje kemi stagnim të gjitha fushave duhet të dimë të zgjedhim një rrugë të re ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, përfundoi deputetja.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndryshe gjatë dy viteve të fundit, të intervistuar nga Prokuroria Speciale, janë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministri Liburn Aliu.

Krahas kësaj, ka të intervistuar edhe zëvendësministër i cili është Hysen Durmishi po ashtu si i dyshuar.

Poste të ngjashme

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo...

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në...

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar 7 qershorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Klan Kosova ka mësuar se kjo...

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

29/04/2026, 13:42

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti. Ajo theksoi se...

Lajmi i fundit

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24
Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57
Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45
Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv