Përfundon Investimi në Galerinë e Arteve dhe Atelejen në Podujevë
Shpejtim Bulliqi, Kryetar i Komunës së Podujevës, ka njoftuar përmbylljen e punimeve në hapësirat e jashtme të Galerisë së Arteve dhe Atelejes, duke e bërë këtë hapësirë një qendër të plotë për aktivitete artistike. Projekti ka përfshirë krijimin e një ambjenti modern për ekspozita dhe ofron gjithashtu kushte të përshtatshme për zhvillimin e krijimtarisë së artistëve. Me këtë investim, artistët do të kenë mundësi të shfaqin punimet e tyre dhe të zhvillojnë projekte artistike në kushte moderne, duke kontribuar kështu në avancimin e artit dhe kulturës në rajon.
Ky hap është pjesë e angazhimit të komunës për të mbështetur artin dhe për të ofruar mundësi më të mira për zhvillimin e sektorit kulturor.







