Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar lidhur me platformën e digjitalizimit të arsimit.
Ky reagim i tij vjen pas akuzave që zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi i ish-ministren Hykmete Bajrami për këtë projekt, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kelmendi tha se “projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit” është “avulluar”, ndërsa tha se “sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund”.
E Thaçi ka dhënë një sqarim dujke thënë se ai vetë por edhe Bajrami ishin alarmuar me atë se çfarë kishte ndodhur me pjesën e parë të këtij projekti. Sipas Thaçit në atë kohë o kishin njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Financave Besnik Bislimi.
Thaçi sqaroi se si pasojë e kësaj “është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro”.
Ish-zëvendësministri Thaçi tha se ministrja e atëhershme Bajrami “e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media”.
“Për të mos u mjaftuar me kaq, i njëjti projekt e ka pasur edhe “pjesën e dytë” me kosto rreth 4-5 milionë euro (nuk më kujtohet shuma e saktë). Edhe pjesa e dytë e projektit ka qenë në procedurë e sipër të miratimit përmes procedurës së “marrëveshjes ndërkombëtare” (gati në fazat e fundit). Të alarmuar se çfarë ka ndodh me pjesën e parë të këtij projekti, unë dhe Ministrja Hykmete Bajrami e kemi informuar Ministrin e Financave Besnik Bislimi (sepse me sa e di unë procedura veçse ka qenë në këtë ministri) dhe Kryeministrin Kurti në lidhje me këtë projekt dhe si pasojë e kësaj është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro.”, ka shkruar Thaçi.







