Në përvjetorin e 24-të të vrasjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova, Xhemajl Mustafës, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shprehu nderimin dhe respektin për jetën dhe veprën e tij.
“Xhemajl Mustafa ishte një personalitet i shquar që me vizionin dhe kontributin e tij la një trashëgimi të çmuar për Kosovën. Si një intelektual i vërtetë, iu përkushtua angazhimit për kauzën kombëtare në kohë të vështira për vendin,” u shpreh Bulliqi.
Puna dhe përkushtimi i Xhemajl Mustafës për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës vazhdojnë të jenë një burim frymëzimi për brezat e sotëm.
Lavdi dhe nderim jetës dhe veprës së Xhemajl Mustafës!