Familja Xhemaili nga Dobratini, e Komunës së Podujevës, ka pasur një arsye të dyfishtë për të festuar këtë 28 Nëntor. Pasi shënuan Ditën e Flamurit, ata tani gëzojnë shtëpinë e re që iu dorëzua me shumë emocion.
Në ceremoninë e dorëzimit të shtëpisë ishin të pranishëm Kryetari i KBI-së, Mr. Mensur Hoti, dhe Drejtori i “Bereqeti” Dega – Podujevë, Nehat Bajrami, të cilët kontribuan në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për realizimin e kësaj shtëpie dhe sollën gëzim dhe stabilitet për familjen Xhemaili. Lutemi që Allahu t’i shpërblejë ata me mirësinë e Tij dhe begati për familjet e tyre!