Një person është gjetur i vdekur në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të premten vonë, rreth orës 23:15.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti është nën hetime.