https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Serbia s’merr përgjegjësi për sulmin në Ibër-Lepenc, pretendon se Kurti po akuzon Beogradin pa prova

Serbia s’merr përgjegjësi për sulmin në Ibër-Lepenc, pretendon se Kurti po akuzon Beogradin pa prova

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po bën “diversion të qëllimshëm”, meqë ky i fundit tha se Serbia qëndron prapa shpërthimit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut, shpërthim ky i cili dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

“Kurti nxitoi të drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një diversion i qëllimshëm, duke treguar potencialisht përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit”, ka pretenduar Gjuriç.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Serbia, sipas Gjuriç, po ashtu është në kërkim të autorëve të këtij sulmi, sipas tij, “të pamatur”.

“Serbia është e gatshme që, nëse është e nevojshme, të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve në kanalin Ibër-Lepencit, duke demonstruar përkushtimin tonë për mirëqenien e të gjithë njerëzve në rajon, pavarësisht nga përkatësia etnike apo politike”, ka shtuar ai.

Kryediplomati serb ndër të tjera ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të “kryejë një hetim të plotë dhe transparent për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës përgjegjësit për këtë akt”.

Gjuriç ndër të tjera ka potencuar se Serbia “dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e fundit në kanalin Ibër-Lepenc”.

Ai ka bërë thirrje që të mos ketë “provokime” dhe t’i jepet përparësi dialogut.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në anën tjetër i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeveirnë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka pretenduar se shpërthimi në Zubin Potok i jep Kurtit një alibi për të vazhduar, sipas pretendimeve të tij, “persekutimin e serbëve dhe sulmin ndaj Beogradit”.

ADVERTISEMENT

“Ishte çështje kohe kur Kurti do t’i drejtohej propagandës së re për të forcuar aktivitetet e tij në fushatën zgjedhore. Për të vazhduar pushtimin e mëtejshëm të Veriut, Kurti duhej të gjente një mënyrë për të dërguar detashmente të reja të policëve shqiptarë në veri dhe për të vazhduar militarizimin dhe fortifikimin e mëtejshëm të veriut”, ka pretenduar ai.

Edhe Petkoviç ka dënuar sulmin duke i bërë thirrje EULEX-it dhe KFOR-it “që të hetojnë urgjentisht të gjitha shkaqet e shkatërrimit të kanalit”.

“U bëjmë thirrje serbëve që të mos bien në provokime që synojnë qartë destabilizimin e mëtejmë të Kosovës. Beogradi është në kontakt të drejtpërdrejtë me Miroslav Lajçakun, KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar për të vërtetuar të vërtetën e plotë dhe për të shmangur çdo krizë dhe destabilitet të mëtejshëm në Veri”, ka shtuar ai.

Poste të ngjashme

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK punëtori 30-vjeçar që ra nga kati i 10-të i objektit në Fushë Kosovë

Përleshje me çekiç në Prishtinë, dy të moshuar përfundojnë në QKUK – njëri kapet edhe me thikë

20/12/2025, 10:39

Një incident i rëndë me përleshje fizike është regjistruar në orët e hershme të 20 dhjetorit 2025 në Prishtinë, ku...

I digjet vetura serbit që konvertoi targat në RKS, policia nis hetimet

Pesë vetura digjen nga zjarri në Prishtinë, Policia nis hetimet

20/12/2025, 10:03

Një incident zjarri është raportuar të premten në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku si pasojë janë dëmtuar pesë vetura....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një grua dërgohet e vdekur në emergjencë, mjeku thotë se s’kishte shenja dhune

20/12/2025, 8:58

Një grua në Gjakovë është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar...

2 vetura të Policisë ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

2 vetura të Policisë ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

19/12/2025, 13:47

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë...

Operacion ndërkombëtar Kosovë–Suedi: Arrestohet një person për shpërlarje parash

Operacion ndërkombëtar Kosovë–Suedi: Arrestohet një person për shpërlarje parash

19/12/2025, 10:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në bashkëpunim me autoritetet suedeze, ka...

Lajmi i fundit

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK punëtori 30-vjeçar që ra nga kati i 10-të i objektit në Fushë Kosovë

Përleshje me çekiç në Prishtinë, dy të moshuar përfundojnë në QKUK – njëri kapet edhe me thikë

20/12/2025, 10:39
I digjet vetura serbit që konvertoi targat në RKS, policia nis hetimet

Pesë vetura digjen nga zjarri në Prishtinë, Policia nis hetimet

20/12/2025, 10:03
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një grua dërgohet e vdekur në emergjencë, mjeku thotë se s’kishte shenja dhune

20/12/2025, 8:58
2 vetura të Policisë ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

2 vetura të Policisë ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

19/12/2025, 13:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv