https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shpejtim Bulliqi reagon ndaj shpifjeve mediatike: “Integriteti im dhe familjes sime nuk do të bëhet pre e lojërave politike”

Shpejtim Bulliqi reagon ndaj shpifjeve mediatike: “Integriteti im dhe familjes sime nuk do të bëhet pre e lojërave politike”
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar publikisht ndaj asaj që ai e ka quajtur një fushatë shpifjesh dhe sulmesh të pabaza të disa portaleve ndaj tij dhe familjes së tij. Në një deklaratë të publikuar sot, Bulliqi shprehu indinjatën e tij për akuzat që, sipas tij, synojnë diskreditimin personal dhe familjar, duke përfshirë edhe fëmijët e tij.

Në reagimin e tij, Bulliqi sqaroi se akuzat për punësimin e vajzave, djalit dhe dhëndrit të tij në institucione shtetërore janë të pavërteta. Ai theksoi se të katër fëmijët e tij kanë përfunduar studimet master dhe se arritjet e tyre janë rezultat i punës dhe meritës, jo i ndërhyrjeve politike.

Ndër të tjera, Bulliqi sqaroi:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

•Vajza e tij, Egzona, nuk është e punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, siç është pretenduar.

•Vajza tjetër, Njomëza, nuk ka përfituar fonde nga Ministria e Bujqësisë, por kishte fituar një projekt nga Banka Botërore, të cilin ka vendosur ta tërheqë për shkak të angazhimeve të tjera.

Bulliqi e cilësoi këtë fushatë si një përpjekje dashakeqe për të dëmtuar reputacionin e tij dhe paralajmëroi se, nëse shpifjet vazhdojnë, do të ndërmarrë masa ligjore për të mbrojtur veten dhe familjen e tij.

“Integriteti im dhe i familjes sime nuk do të bëhet pre e lojërave të pista politike apo sensacionalizmit mediatik,” përfundoi Bulliqi, duke u bërë thirrje mediave të verifikojnë informacionet para publikimit.

ADVERTISEMENT

Postimi i plote:

Të nderuar qytetarë,

Përmes këtij reagimi publik, shpreh indinjatën time të thellë ndaj disa portaleve, të cilat kanë nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe sulmesh të pabaza ndaj familjes sime, duke përfshirë fëmijët e mi. Këto përpjekje për diskreditim personal dhe familjar janë të turpshme dhe të papranueshme.

Së fundmi, disa media kanë publikuar informata të pavërteta, sikur unë paskam punësuar vajzat, djalin dhe dhëndrin në institucione shtetërore. Sikur të mos mjaftonte kjo, shpifjet kanë shkuar më tej, duke përhapur akuza absurde për përfshirjen e fëmijëve të mi në projekte.

Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një fushatë politike e qëllimshme dhe dashakeqe, e cila synon të dëmtojë emrin tim dhe familjen time. Shpifje të tilla janë bërë më parë, por unë kam zgjedhur gjithmonë të qëndroj i heshtur, duke i dhënë përparësi maturisë dhe etikës. Megjithatë, duke parë intensifikimin e këtyre sulmeve të ulëta, jam i detyruar të reagoj publikisht për të mbrojtur integritetin tim dhe të familjes sime.

E vërteta është kjo:

Të katër fëmijët e mi kanë përfunduar studimet master në institucione shtetërore të vendit dhe çdo arritje profesionale e tyre është rezultat i punës dhe meritës së tyre, jo i ndërhyrjeve të mia.

Vajza ime e dytë, Egzona, e cila pretendohet se është e punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit që nga viti 2022, ka pothuajse dy vite që punon në një institucion tjetër.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pretendimi se vajza ime më e vogël, Njomëza, ka përfituar 15,000 € nga një projekt i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është krejtësisht i pavërtetë. Njomëza e ka fituar një projekt nga Banka Botërore (dhe jo nga Ministria e Bujqësisë siç po raportohet) përkundër kësaj ajo është tërhjekur nga realizimi i projektit për shkak të angazhimeve të tjera me datën 1 gusht.

I kujtoj mediave se kanë për detyrë të verifikojnë informacionet para publikimit dhe jo të shndërrohen në instrumente të shpifjeve. Nëse kjo fushatë shpifjesh vazhdon, do të ndjek rrugën ligjore dhe do të kërkoj përgjegjësi për çdo dëm që më është shkaktuar mua dhe familjes sime. Integriteti im dhe i familjes sime nuk do të bëhet pre e lojërave të pista politike apo sensacionalizmit mediatik.

Me respekt,
Shpejtim Bulliqi

Poste të ngjashme

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave dhe pjesë e...

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

30/04/2026, 16:29

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, qytetarët...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

30/04/2026, 15:21

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se 7 qershori është vendosur zyrtarisht...

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke rikujtuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme ndër vite për të...

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

Therja me thikë në Mitrovicë, kjo është gjendja e të plagosurit

30/04/2026, 14:46

Është liruar në shtëpi burri që u plagos të mërkurën në Mitrovicë. Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu,...

Lajmi i fundit

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45
Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

30/04/2026, 16:29
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

30/04/2026, 15:21
OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv