Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur trajtimin e rastit, ku asamblistët e VV-së bisedonin për pronat në Badovc.
Për videon e publikuar nga Nacionale, Prokuroria po e trajton rastin.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës, andaj për momentin më shumë informata lidhur me këtë nuk mund të jepen!”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Express.
Në biseda, thuhet se 50 milionë euro janë vjedhur në emër të Albin Kurtit.







