https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haradinaj takohet me kryetaren e FSSHK-së: Përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e pagave, domosdoshmëri për të ndalur ikjen e mjekëve!

Haradinaj takohet me kryetaren e FSSHK-së: Përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e pagave, domosdoshmëri për të ndalur ikjen e mjekëve!
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri dhe anëtarët e kryesisë.

Haradinaj tha se në këtë takim kanë konfirmuar përkushtimin e plotë të AAK-së për transformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

“Dialogu social dhe realizimi i Kontratës Kolektive janë hapa themelorë për ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe të drejtë.Me planin tonë konkret për decentralizimin e sistemit terciar shëndetësor dhe implementimin e sistemit informativ (SISH), do të sigurojmë shërbime më cilësore për qytetarët. Prioritet i yni mbetet krijimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me buxhet dyvjeçar, që garanton mbulim universal për të gjithë qytetarët e Kosovës” shkruan Haradinaj në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Haradinaj theksoi se “Përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja substanciale e pagave për mjekët dhe personelin shëndetësor është domosdoshmëri për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Në takim me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, znj. Tevide Imeri dhe anëtarët e kryesisë, konfirmuam përkushtimin tonë të plotë për transformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Dialogu social dhe realizimi i Kontratës Kolektive janë hapa themelorë për ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe të drejtë.

Me planin tonë konkret për decentralizimin e sistemit terciar shëndetësor dhe implementimin e sistemit informativ (SISH), do të sigurojmë shërbime më cilësore për qytetarët. Prioritet i yni mbetet krijimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me buxhet dyvjeçar, që garanton mbulim universal për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja substanciale e pagave për mjekët dhe personelin shëndetësor është domosdoshmëri për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore. Kosova mund të ecë përpara drejt zhvillimit dhe mirëqenies, vetëm me një shëndetësi të fortë dhe sindikata të pavarura.

Poste të ngjashme

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në...

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë. Protesta...

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme. Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar...

Lajmi i fundit

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31
“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv