Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë, ka deklaruar se i konsideron ata partnerë dhe si patriotë modern të zhvillimit të vendit.
Gjatë këtij takimi, prezantuan programin për zhvillimin e ekonomisë, siç u tha një program që është i nevojshëm për të fuqizuar sektorin privat dhe për të hapur mundësi të reja për gjithë vendin.
“Përmes bashkëpunimit me bizneset do të ndërtojmë një të ardhme më të zhvilluar për të gjithë ne”, shkruhet në postimin e publikuar nga Visar Azemi.







