Për të festuar ardhjen e bashkatdhetarëve dhe atmosferën e fundvitit, Komuna e Podujevës organizon një koncert të madh festiv me artistët e njohur të skenës muzikore, Meda dhe BayT.
Ky event do të mbahet të martën, më 24 dhjetor, në sheshin “Katër Dëshmorët”, duke filluar nga ora 19:00.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët të bashkohen në këtë mbrëmje të veçantë festive, e cila premton momente të paharrueshme me muzikë dhe argëtim për të gjitha moshat.
Mos e humbisni këtë rast për të festuar së bashku në frymën e festave të fundvitit!







