Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fadil Demaku konsideron se Albin Kurti dhe Qeveria e tij i kanë bërë shumë dëme Kosovës.
Ai thotë se si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik, gjatë këtyre 4-5 viteve të fundit, Kosova nuk ka pasur zhvillim.
“Unë mendoj që çdo qytetar po qe se shikon zhvillimet në 4-5 vitet e fundit, e sheh që ne zhvillim ekonomik si vend nuk kemi pas. Ne kemi stagnu në të gjitha aspektet në këtë drejtim. Jeta e qytetarëve është më e varfër se që ka qenë para 4-5 viteve. Në këtë aspekt nuk ka asnjë lloj avantazhi si qeverisje, përkundrazi ka bërë dëme. Ka përgjegjësi si kryeministër dhe si qeveri.
“Në aspektin politik kemi një ngecje të jashtëzakonshme në raport me zhvillimet ndërkombëtare. Ne jemi të izoluar politikisht. Ne mund të pretendojmë edhe të bëjmë propaganda ditore me ndonjë moment dikur, por është më se e qartë që kemi stagnim politik. Ne jemi të refuzuar si vend nga miqtë tanë, nga ata që na kanë pru deri këtu, na kanë ndihmu të jemi këtu. Dhe janë garancia e këtij vendi për të ardhmen duke pasur parasysh rajonin ku jemi. Ka dështu edhe në këtë drejtim. Kosova ka humbur shumë gjatë këtyre viteve të qeverisjes së tij në aspektin ndërkombëtar”.
“Ne jemi duke e defaktorizuar vetveten”, thotë tutje Demaku.