Një koment kërcënues me vrasje në rrjete sociale kohëve të fundit drejtuar Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë që ai “të struket”, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallla, në një intervistë në “Klan Kosova”.
“Zotëri Haradinaj të cilin miqtë e tij dëshirojnë ta thërrasin ‘Rambo’ është strukur prej një komenti në Facebook. Komente të tilla marrë çdo tre ditë dhe nuk ka javë që unë nuk qitem në pushkatim, që nuk varem në litar dhe që nuk ma japin plumbin në lule të ballit, por janë komente në Facebook edhe duhet pak dinjitet që të përballemi me komete të tilla”, ka thënë ajo, siç e citoi “Albanian Post”.