Sot, në Kompleksin Memorial në Penuhë, përfaqësues të partive politike në Podujevë u bashkuan për të bërë homazhe, duke dëshmuar se nuk ka ndasi politike kur bëhet fjalë për nderimin e të rënëve për liri.
Me këtë rast, u vendosën kurora me lule dhe u mbajt një minutë heshtje për dëshmorët dhe martirët, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tyre.
Përfaqësuesit e partive theksuan se respektimi i të kaluarës është një vlerë që i bashkon të gjithë, duke lënë mënjanë çdo dallim politik kur bëhet fjalë për të kujtuar ata që dhanë gjithçka për vendin.
Ky akt solidariteti tregon se bashkimi për kauza kombëtare është një shembull i frymës së mirëkuptimit dhe unitetit në shoqëri.