https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet

Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Pejë, Edmond Lajqi e ka pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari Lajqi e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Fajtor… faktikisht unë jam që nja 10 vjet si i mbyllur në burg, jashtë prej jetës, prej gjithkujt, prej gjithçkafit”, tha Lajqi.

Po ashtu, i njëjti i kërkoi falje familjes së tani të ndjerës.

“I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet”, u shpreh i akuzuari.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.

Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Lajqi akuzohet për vrasjen e gruas së tij tani të ndjerës Gj.U., e i cili pas aktit të vrasjes ishte paraqitur vetë në Polici duke iu thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.

Në aktakuzë thuhet se më 16 prill 2024, rreth orës 08:00, në Pejë, në rrugën “Bill Klinton” e pikërisht në banesën e tij, i pandehuri me dashje dhe me armë – pistoletë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gj.U.

Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i kishte pasur i pandehuri me viktimën Gj., ku i njëjti kishte ushtruar edhe dhunë psiqike ndaj viktimës, një ditë para ditës kritike i pandehuri ka shkuar në Spital ku ka qëndruar me nënën e tij e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në banesë ku prezent ka qenë vajza e tyre T., dhe me qëllim që i pandehuri të mbetej vetëm me viktimën, ka kërkuar nga vajza e tyre T., të shkonte në dyqan për të blerë diçka.

Me ç’rast, thuhet derisa viktima ka qenë duke qëndruar ulur në krevatin e sallonit të banesës, i pandehuri ka shtënë në drejtim të viktimës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“I pandehuri me armën e lartcekur ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës e cila është konstatuar si në raportin e Mjekësisë Ligjore, kurse i pandehuri pas vrasjes largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, ku të njëjtit i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë””, thuhet në aktakuzë.

ADVERTISEMENT

Për këtë veprim, i pandehuri Lajqi ngarkohet për kryerën e veprës penale “Vrasje të rëndë”, nga neni 173, par. 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Lajqi ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armën- pistoletën model “Zoraki 917-T” me karikator, në atë mënyrë që me të ka privuar nga jeta viktimën – bashkëshorten e tij Gj.U.

Andaj, i njëjti ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Poste të ngjashme

Bajrami: Vjosa Osmani e LVV-ja duan Gjykatë Kushtetuese pa kuorum, s’iu pengoi përbërja e saj kur e rrëzoi qeverinë në vitin 2020

Bajrami: Nuk e kam deleguar votën, emrat për president nuk janë konsultuar

01/09/2026, 17:38

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se votën e saj nuk e ka deleguar tek askush,...

Abdixhiku sulmon disa deputetë të vet: Janë kundër emrit për president

Abdixhiku sulmon disa deputetë të vet: Janë kundër emrit për president

01/09/2026, 17:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar ashpër dhe ka folur me emra për gjashtë deputetë të partisë së tij...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

01/09/2026, 15:51

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Zubin-Potok se një person ishte...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

31/08/2026, 16:49

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë regjistruar katër raste të...

ATK apelon te tatimpaguesit: Kujdes nga mesazhet e rreme!

ATK apelon te tatimpaguesit: Kujdes nga mesazhet e rreme!

31/08/2026, 15:43

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar tatimpaguesit se SMS-të që po qarkullojnë në emër të ATK-së, lidhur me rimbursimin e...

Lajmi i fundit

Bajrami: Vjosa Osmani e LVV-ja duan Gjykatë Kushtetuese pa kuorum, s’iu pengoi përbërja e saj kur e rrëzoi qeverinë në vitin 2020

Bajrami: Nuk e kam deleguar votën, emrat për president nuk janë konsultuar

01/09/2026, 17:38
Abdixhiku sulmon disa deputetë të vet: Janë kundër emrit për president

Abdixhiku sulmon disa deputetë të vet: Janë kundër emrit për president

01/09/2026, 17:25
Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

01/09/2026, 15:51
Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

31/08/2026, 16:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv