https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Bukë e zezë, konzervë, jogurt frutash”: Me çka ushqehen policët që qëndrojnë në veri mbi 12 orë në ditë?

“Bukë e zezë, konzervë, jogurt frutash”: Me çka ushqehen policët që qëndrojnë në veri mbi 12 orë në ditë?
Share on FacebookShare on Twitter

Bukë të zezë, ujë, proshutë, kaqkavall, jogurt frutash.

Bukë të zezë, ujë, konzerva, qokolladë, jogobella.

Këto janë dy menytë për ushqim të cilat aktualisht po u ofrohen policëve të Kosovës të cilët shërbejnë në veri të vendit.

Gazeta Nacionale ka pranuar shqetësime nga disa policë lidhur me situatën e ushqimit, dhe faktit që nuk u shërbehet asnjë shujtë e ngrohtë.

Për 12 orë qëndrim në veri, e mbi 16 orë punë duke përfshirë edhe rrugën për policët nga regjionet e tjera, kanë kryesisht dy meny kryesore të cilat janë përherë të ftohta.

Nacionale ka kontaktuar me disa policë të cilët në kushte anonimiteti, kanë treguar përmbajtjen e ushqimit të cilin e konsumojnë gjatë qëndrimit në pjesën veriore.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Janë dy menyja, të ftohta. Njëra ka: 250 gr bukë të zezë, 500 mililitra ujë, proshutë, kaqkavall, badem dhe jogurt frutash.Menyja e dytë ka bukë të zezë, ujë, argeta ose konzerva të peshkut, qokolladë, dhe jogurt jogobella. Një ditë njërën meny, një ditë tjetrën, kurrë ndryshim nuk ka”, ka thënë një burim në kushte anonimiteti për Nacionalen.

Një pjesë e madhe e këtyre policëve janë më shumë se 16 orë jashtë shtëpisë, pasi 12 orë qëndrojnë në veri, e rreth 4 orë rrugë vajtje-ardhje. Si rezultat, policët me të cilët ka kontaktuar Nacionale, kanë kërkuar përfshirjen e një shujte të ngrohtë për ushqim.

“12 orë punë, 4 udhëtim vajtje-ardhje, veç një racion i ftohtë dhe me ushqime që nuk mjaftojnë”, tha më tutje ky burim.

Nacionale ka siguruar edhe fotografi nga brenda hapësirave ku shërbehen këto ushqime. Ankesa të tilla ka pasur edhe në të kaluarën.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Nacionalen ka thënë se varësisht prej situatës në terren, ka mbi 20 pako/meny për ushqim.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmës se, në kontratën aktuale për furnizim me ushqim për nevoja të PK-së janë të përfshira 20 pako/meny me përmbajtje të ndryshme duke përfshirë edhe pako/meny me ushqim të nxehtë. Porositë për llojet e pakove dhe sasinë e tyre bëhet nga të gjitha njësitë në teren duke u bazuar në kushtet, rrethanat dhe lokacionin e operimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Nacionalen.

Ankesa për ushqimin e policëve në veri kanë pranuar edhe në Sindikatën e Policisë së Kosovës. Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës, thotë për Nacionalen se nuk kanë arritur të gjejnë asnjë mundësi që këtyre policëve t’u ofrohet shujta e ngrohtë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Unë jam marrë me këtë çështje krejt javën e kaluar, ushqimi që shkon atje edhe ka kosto të lartë edhe është i ndryshëm. Nganjëherë narezak, nganjëherë me fruta deti, e kam këqyr, të gjitha mundësitë i kemi shtjerrë nuk mundet me shku gullash, pasul me mish. Policët nuk janë gjithë të njëjtit, po ndërrohen. Unë e kam parë vet si nënkryetar i Sindikatës se ushqimi është i mjaftueshëm, se ka pasur shumë ndryshime kohëve të fundit. Ka ankesa, se dikush han më mirë, por për gjendjen qysh është në terren, nuk ka me mujt me u bo naj zgjidhje ma e mirë, përveç qeky është ushqimi i thatë”, ka thënë Hoti fillimisht.

Ai ka thënë se për shkaqe logjistike, është e pamundur të sigurohet shujta e ngrohtë.

ADVERTISEMENT

“E konfirmoj se ka pasur ankesa, e konfirmoj që ka ankesa edhe të padrejta, sepse nuk ka mundësi me dërgu shujtë të nxehtë në këto pika statike. Ushqimi është me afat, është i sigurt”, ka thënë ai më tutje për Nacionalen.

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, dhe më pas edhe sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Aktualisht situata në pjesën veriore raportohet e qetë.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv