https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Moscertifikimi i Listës Serbe, Haradinaj: Nuk respektuan Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Rritja e çmimit të tatimit, Haradinaj: Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se arsyeja e moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024 është mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjit të Kosovës nga ana e kësaj partie.

Haradinaj ka përmendur se Lista Serbe shpesh ka bërë deklarata të dëmshme, si glorifikimi i Putinit dhe qëndrimet kundër Kosovës, duke përmendur gjithashtu edhe përfshirjen e saj në sulme terroriste.

“Lista Serbe realisht nuk ka qenë e kujdesshme me respektuar ligjet e Kosovës, ata kanë bërë shpesh deklarime shumë të këqija, për shembull rrënoftë Serbia, deklarohet në hapje të fushatës. E glorifikojnë Putinin nuk janë distancuar nga këto sulme terroriste ata duhet të bëjnë kujdes se në Kosovë nuk mund të marrin askush me marrë pjesë në proces zgjedhor e me qenë kundër Kosovës e kundër Kushtetutës. Pra janë mirëseardhur në proces zgjedhor por duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai shtoi se këta të fundit duhet të distancohen nga qëndrimet kundër Republikës së Kosovës.

“Ne që kemi votuar në vendimin që edhe ata të marrin pjesë, shqetësimet janë të bazuara në sjelljet e Listës Serbe. Duhet ta kuptojnë që Lista Serbe dhe çdokush se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës duke glorifikues armiqtë e Kosovës”, ka thënë ai.

“Në një shtet tjetër nuk mundesh të marrin pjesë në zgjedhje duke i lavdëruar armiqtë e atij shteti. Lista Serbe i ka glorifikues të këqija kundër të Kosovës dhe duhet të vetëdijesohet dhe ta kuptojnë që shteti i Kosovës duhet të respektohet, unë kam shkarkuar ministra dhe zëvendësministra gjatë qeverisjes sime për një fjalë gojë, vetëm që një ministër ka thënë që Reçaku është falsifikim ka shkuar në shtëpi dhe dy zëvendësministra të tjerë kam shkarkuar vetëm për këtë fjalë”, theksoi kreu i AAK-së.

Ai ka theksuar se nëse një subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe duhet distancuar nga qëndrimet që glorifikojnë armiqtë e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Pra Lista Serbe nuk mundet të thyej Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, nëse janë për pjesëmarrje politike, për të drejtat e qytetarëve ne çdoherë jemi për por nuk mund të mbyllim sytë kur shkelet Kushtetuta dhe thyhen ligjet tona bëhen akte të tilla”, përfundoi ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

KQZ-ja në mbledhjen e të hënës ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv