Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas reduktimeve të rrymës si dhe mesazhin që iu ështëdërguar konsumatorëve nga KESCO
Kica-Xhelili përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka ironizuar duke përmendur ambasadorin Martin Berishaj, i njohur për përfshirjen e tij në skandalin me kompaninë energjetike të GEN’it.
Postimi i plote:
Alo, Martin Berishaj? “A po na ndihmon si vëlla”?”
Do të kemi plot konferenca të jashtëzakonshme nga qeveria. Ose subvencione. Ose sulme ndaj gjyqësorit. Ose medieve. Ose sindikatave. Ose zyrtarëve publik.
Varet gjithmonë nga skandali që synojnë t’a fshehin.
Ka shkruar mes tjerash Kica-Xhelili.