https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës

Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar sot zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar, duke mbajtur takimin e fundit lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi simbolikën e përmbylljes së misionit të tij me të njëjtin akt që e nisi – vendosjen e një kurore lulesh te statuja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke nderuar figurën dhe vlerat për të cilat ai qëndronte.

Hovenier kujtoi me mirënjohje përpjekjet e presidentit Rugova për një Kosovë sovrane, demokratike dhe shumetnike, të ndërtuar mbi vlerat e larta ndërkombëtare.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai shprehu krenarinë për mundësinë që kishte pasur për të njohur dhe respektuar Rugovën që në fillimet e tij si diplomat, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë që ai ka lënë për Kosovën.

“Siç tha presidentja Osmani, sapo përfunduam takimin tonë lamtumirës, dhe ky është grupi im i fundit i takimeve zyrtare si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Siç e përmendi edhe presidentja, tre vjet më parë, pothuajse saktësisht tre vite më parë, në fillim të janarit 2002, mbërrita në këtë vend. I dorëzova kredencialet e mia presidentes, dhe akti im i parë zyrtar publik ishte të bashkohesha me presidenten për të vendosur një kurorë këtu te statuja e ish-presidentit Rugova. Dhe më dukej shumë e përshtatshme që akti im i fundit zyrtar si ambasador i SHBA në Kosovë të ishte të mbyllja këtë cikël duke bërë të njëjtën gjë.

ADVERTISEMENT

E bëj këtë në kujtim të presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar. Pata kënaqësinë ta njihja atë si një diplomat shumë i ri në atë kohë, dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë. Prandaj, jam shumë krenar dhe i nderuar që mund t’i bëj këtë nder si aktin tim të fundit zyrtar”.

“Gjithashtu, dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu për këta tre vjet dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë. Kur mendoj se si ishte ky vend kur fillova të punoja për të në fund të viteve ’90-të, kur mendoj se si ishte në kohën e pavarësisë dhe kur mendoj se si është tani, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Ka qenë kënaqësia dhe nderi im të luaj një rol të vogël në mbështetjen e këtij procesi. Së bashku me popullin amerikan, ju uroj të gjithëve çdo sukses. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita”.

Ambasadori falënderoi popullin e Kosovës për bashkëpunimin dhe përparimin që ka parë gjatë viteve të tij në vend, duke e quajtur këtë detyrë “ëndrrën e jetës së tij”. Ai vlerësoi rrugëtimin e Kosovës nga fundi i viteve ’90-të deri sot, duke theksuar suksesin e saj në ndërtimin e një shteti të pavarur dhe të qëndrueshëm.

Në përmbyllje, Hovenier përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe shprehu bindjen e tij për potencialin dhe të ardhmen e ndritur të vendit.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv