https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haliti: PDK-ja gati për zgjedhjet e 9 Shkurtit, Hamza kandidati më i përshtatshëm për kryeministër

Haliti: PDK-ja gati për zgjedhjet e 9 Shkurtit, Hamza kandidati më i përshtatshëm për kryeministër
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se për Ekonomia Online se PDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe sipas tij do të korrë fitore.

Haliti thotë se PDK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës, madje sipas tij, kjo parti është duke prezantuar kandidaturën më të mirë për kryeministër.

“Ne jemi në konsolidim të partisë të degëve nëndegëve me qëllim që të jemi të përgatitur për fillimin e fushatës. Fushata akoma nuk ka filluar zyrtarisht dhe për këtë arsye ne po përgatitemi se hapësira kohore është e mjaftueshme për të gjitha partitë. PDK-ja po e prezanton kandidaturën më të mirë që e ka Kosova, zotëri Bedri Hamza që të merr pjesë në të gjitha takimet që të bashkëbisedojë me qytetarët dhe me anëtarësi e partisë me qëllim që të del partia e parë”, ka deklaruar Haliti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Haliti gjithashtu theksoi se kandidatura e Bedri Hamzës po pritet shumë mirë nga elektorati i PDK-së, sipas tij, Hamza është kandidati më i përshtatshëm për kryeministër për programin e PDK-së.

“Pritjet janë të mira, që të del partia e parë, tani ajo që më bënë përshtypje të mirë në të gjitha nivelet është që kandidatura e Bedri Hamzës është duke u pritur shumë mirë, edhe tek elektorati i partive të tjera edhe tek elektorati i cili ka qenë i luhatur dhe që ka votuar Lëvizjen Vetëvendosjen në zgjedhjet e kaluara. Është një besim shumë i madh për faktin që Bedri Hamza ka kaluar shumë sfida, ka qenë edhe ministër i Financave dhe oferta të tij janë të besueshme për programin e PDK-së, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Haliti gjithashtu ka theksuar rëndësinë e konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve të Kosovës, si dhe miratimin e ligjeve që do të mundësojnë integrimin e shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Për Kuvendin e Kosovës dhe për deputetët është primare konsolidimi i demokracisë dhe konsolidimi i institucioneve të Kosovës, miratimi i ligjeve të cilat e mundësojnë integrimin më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe kontrollin e Qeverisë”, theksoi kandidati për deputet, Haliti.

 

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv