https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nga mjegulla e dendur te reshjet e borës, parashikimi i motit për ditët vijuese

Rënia e mjegullës në Kosovë: AMRKS jep 5 këshilla se si të vozisni sigurt
Share on FacebookShare on Twitter

Pas hedhjes së fishekzjarreve në natën e ndërrimit të motmoteve, mjegulla ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht zonat e ulëta. Kjo është një pamje tipike e dimrit, kur kushtet atmosferike janë të qëndrueshme dhe temperaturat e ulëta favorizojnë krijimin e mjegullës.

Mjegulla zakonisht qëndron në ajër për më shumë kohë kur moti është i qendrueshëm, kur nuk ka erë të fortë që të shpërndajë grimcat dhe lagështinë e kondensuar.

Një faktor tjetër që ka kontribuar në këtë fenomen janë grimcat e lëna pas nga fishekzjarret. Këto grimca mund të veprojnë si berthama kondensimi, duke ndihmuar lagështinë të kondensohet dhe të formojë mjegullën e dendur që mbulon gjithçka përreth.

Në Gjilan, si pasojë e mjegullës së dendur që ishte prezent dje deri pas mesdites, temperaturat nuk kanë mundur të ngriten aq shumë, edhe pse ishin parashikuar të ishin më të larta. Temperatura maksimale ka arritur vetëm deri në 1°C, ndërsa minimalja ishte -6°C. Pas këtyre kushteve, tani është rikthyer përsëri mjegulla e dendur që ka mbuluar qytetin dhe zonat përreth.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkohë, Prishtina ka arritur në vendin e tretë në botë për ajrin më të ndotur, një tregues i rëndësishëm i pasojave që ndotja e ajrit ka në mjedisin dhe shëndetin tonë. Ky është një kujtesë e fortë se veprimet tona, si përdorimi i fishekzjarreve, mund të kenë ndikime të drejtpërdrejta në cilësinë e ajrit dhe atmosferën që na rrethon.

ADVERTISEMENT

Këto kushte pritet të përmirësohen gradualisht të enjten, për shkak të lëvizjeve lokale të ajrit, veçanërisht të premten në mbrëmje, kur do të vijë një front i ftohtë. Ky front fillimisht pritet të sjellë reshje shiu, të cilat më pas do të shndërrohen në reshje bore në të gjithë vendin, sidomos pas mesnate. Reshjet pritet të jenë lokalisht të dendura, por jo afatgjate.

Pra, në mëngjesin e së shtunës reshjet pritet të pushojnë, ndërsa moti do të mbretërojë kryesisht i vranët dhe në vlera negative pothuajse në të gjithë vendin. Në mbrëmje kthjellim i motit.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv