Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të bëhet edhe funksionalizimin i Aeroportit të Gjakovës.
Haradinaj ka thënë se Kosovës me patjetër i duhet një aeroport alternativ për fluturime emergjente.
Dhe këto kritere sipas tij, i plotëson më së miri Aeroporti i Gjakovës. Sipas Haradinajt, ky veprim do të bënte që udhëtarët në raste emergjent të mos kenë më nevojë të aterojnë në Beograd apo Shkup.
“Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, në mënyrë që udhëtarët e saj të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup”, ka shkruar Haradinaj.







