https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

E fundit: Vetëvendosje merr vendim për bojkotimin e Pressing-ut, Rubikon-it dhe Debat Plus-it

E fundit: Vetëvendosje merr vendim për bojkotimin e Pressing-ut, Rubikon-it dhe Debat Plus-it
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve, burime të mirëinformuara konfirmuan për gazetën Nacionale se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim për të bojkotuar hapur emisionet “Pressing” në televizionin T7, “Rubikon” në Klan Kosova dhe “Debat Plus” në RTV Dukagjini gjatë gjithë periudhës së fushatës elektorale.

Përgjatë katër viteve në pushtet, zyrtarët e qeverisë paten paraqitje tepër të rralla në emisione televizive, duke preferuar kryesisht emisione apo përballje të përzgjedhura me kujdes.

Vendimi për të shmangur ballafaqimet vjen vetëm 33 ditë para zgjedhjeve parlamentare, duke ngritur pikëpyetje nëse zyrtarët e pushtetit aktual po iu shmangën përballjeve me gazetarë dhe analistë me përvojë të gjatë në media dhe politikë.

Një nga sinjalet më të dukshme për këtë vedim ishte një deklaratë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila u bëri thirrje publike qytetarëve që të mos ndjekin emisionet e mbrëmjes, gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazetari Lirim Mehmetaj reagoi ndaj thirrjes së Haxhiut, duke e konsideruar një përpjekje për të shmangur ballafaqimin nga frika se “depërton ndonjë dromcë e së vërtetë dhe e kalon perden me të cilën ua kanë mbuluar kokën”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Mos i këqyrni se aty ka rrezik që kuptohet se këta janë narkomanë politik. Ka mundësi që pahiri ju depërton ndonjë dromcë e së vërtetë dhe e kalon perden me të cilën ua kanë mbuluar kokën. Në mbrëmje mbyllni veshtë. Futuni në Tik Tok dhe vizitoni faqet propagandistike të partisë në Pushtet.” – tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mllefi i hapur ndaj mediave

Kryeministri Albin Kurti nuk është shfaqur në këto emisione që nga fillimi i vitit të kaluar, kur dha një intervistë për gazetarin Adriatik Kelmendi nga zyra e tij në Kryeministri.

ADVERTISEMENT

Tensionet e Kurtit me mediat u reflektuan edhe gjatë një interviste të fundit në “RTK Prime”.

Përballë pyetjes rreth nepotizmit të shfrenuar gjatë katër viteve të fundit, Kryeministri Kurti u hodh në kundërsulm, duke kritikuar jo vetëm pyetjen e gazetares së Radio Televizionit Publik, por edhe vetë integritetin e mediave online në Kosovë.

“Titujt… në cilat portale. Këta janë tituj të portaleve. Ne jemi në televizion publik. Portalet sot në Kosovë… me të vërtetë duhet të pyesesh së kush është pronari. Prandaj ne edhe mendojmë që në Kosovë ka nevojë të bëhet Byroja për konfisimin e pasurisë së pajustifikueshme. Çfarë titujsh po shfaqen në portale, me m’i sjellë mu si pyetje në Televizion Publik nuk po më duket në rregull.” – tha ai.

Kurti nuk u ndal me kaq, duke drejtuar gishtin drejt portaleve private në përpjekje për të diskredituar integritetin e tyre: “Shumica dërrmuese e sulmeve të portaleve private, jo publike, janë për shkak se janë kundër Qeverisë. Për shkak se janë për ata që kanë qenë para neve.” – vazhdoi sulmet Kurti./Nacionale

Poste të ngjashme

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Abdixhiku: Ka dakordim që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim

Abdixhiku: Nuk ka pasur kushte nga Vjosa Osmani për listën e LDK-së

05/05/2026, 17:58

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur kushte nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe se raportimet për kërkesa...

Lajmi i fundit

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv