Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë tubim, që zë vend në Pallatin e Rinisë.
Manifestimi do të fillojë në orën 17:00, me shpalosjen e programit politik dhe vizionin e LDK-së.
110 kandidatë për deputetë të kësaj partie do të prezantohen bashkë me sloganin “Bëhu ndryshimi”!